Ambasada e ShBA-së për marrëveshjen për energjinë: Dëshmi se kur angazhohen Kosova e Serbia, fitojnë qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar për marrëveshjen e sotme të udhërrëfyesit për energjinë mes Kosovës e Serbisë.

Me anë të një reagimi thuhet se kjo është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët e të dy vendeve janë ata që përfitojnë.

“ShBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Kujtojmë se sot Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për udhërrëfyesin për faturimin e energjisë elektrike në veri të vendit.

Go to TOP