Ambasada amerikane citon O’Brien: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka cituar fjalimin e ndihmës Sekretarit, James O’Brien, duke u fokusuar te e drejta e Kosovës për mbrojtje territori si çdo shtet tjetër.

“Kosova ka të drejtën për të mbrojtur territorin e saj sikur të gjitha vendet e tjera”, është citati i O’Brien që ambasada e ShBA e ka veçuar.

Përndryshe në postimin e plotë të Ambasadës më tutje citohet O’Brien për pavarësinë e Kosovës dhe mbrojtjen territoriale pa kërcënim ndërfqinjësor.

“1244 ka vendosur një proces politik për të diskutuar të ardhmen e Kosovës. Ky proces eci dhe rezultoi me pavarësinë e Kosovës. Kështu që Kosova sikur të gjitha vendet e tjera ka të drejtë të mbrojë territorin e saj. Kosova po e bën një gjë të tillë në një proces që është transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj pa kërcënuar fqinjët e saj. Kështu që mendoj se në përgjithësi është një lëvizje drejt stabilitetit të rajonit. Dhe që ne nga ShBA do të vazhdojmë ta përkrahim”, ka thënë O’Brien. /Kosova.info/

Go to TOP