Alush Gashi dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit: një akt kundër vlerave demokratike

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alush Gashi, ka reaguar ashpër ndaj sulmit fizik të paprovokuar ndaj kryetarit të Komunës së Pejës dhe nënkryetarit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri.

Gashi e cilësoi Muhaxherin si një lider të përkushtuar për paqen dhe shërbimin ndaj qytetarëve duke e dënuar këtë akt si një sulm ndaj vlerave demokratike dhe respektit për lidershipin paqësor.

Në mesazhin e tij, Gashi i uroi shërim të shpejtë mikut të tij dhe theksoi bindjen se ky sulm nuk do të ndikojë në përkushtimin e Muhaxherit për të vazhduar punën e tij për të mirën e qytetarëve.

Ai u bëri thirrje institucioneve të sundimit të ligjit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të hetuar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti. /Kosova.info/


Go to TOP