Albanese dhe Johnson dënojnë aktin e plagosjes së ish-kryeministri japonez

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe është plagosur pas të shtënave me armë gjatë një fjalimi në qytetin Nara.

Kryeministri australian, Anthony Albanese tha se kjo ishte një ngjarje tronditëse dhe se mendimet e tij ishin me familjen e ish-kryeministrit dhe popullin e Japonisë, raporton cnn.

Ish-kryeministri australian, Scott Morrison tha se ishte thellësisht i prekur nga lajmi dhe se Shinzo Abe është “një nga udhëheqësit më të rëndësishëm globalë të epokës së pasluftës”.

Ndërkohë, kryeministri britanik, Boris Johnson tha të premten se ishte “shumë i tmerruar dhe i pikëlluar kur dëgjoi për sulmin e neveritshëm” ndaj ish-liderit japonez.

“Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e tij”, shkroi Johnson në Twitter.

Raportet e mediave lokale thonë se sulmuesi besohet të jetë një ish-anëtar i Forcës Vetëmbrojtëse Detare të Japonisë, ekuivalenti lokal i një marinsi.

Incidentet e dhunës me armë janë të rralla në Japoni, ku armët e dorës janë të ndaluara – dhe incidentet e dhunës politike janë pothuajse të padëgjuara.

Go to TOP