Alarmi për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë rezulton i rremë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se alarmi për një mjet të dyshuar shpërthyes në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Kosova.info se informata është trajtuar menjëherë nga njësitet policore dhe se pas kontrolleve të detajuara në terren nuk është gjetur asnjë mjet apo objekt i dyshimtë.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas Policisë, hetimet janë në vazhdim për të identifikuar personin ose personat që kanë bërë lajmërimin e rremë, ndërsa rasti po trajtohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.
Evakuohen pasagjerët, Policia rrethon me shirita stacionin e autobusëve në Prishtinë
Një incident dyshohet se ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Sipas pamjeve të siguruara, në vendin e ngjarjes kanë arritur forca të shumta policore, të cilat kanë vendosur shirita sigurie përreth stacionit.
Për shkak të situatës, udhëtarëve u është kërkuar të largohen nga zona.
