Alarmi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” del i rrejshëm

Alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Bujar Gashi, zëdhënës për media në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht “, ka thënë Gashi.

Go to TOP