Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës
Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, është raportuar për mjet shpërthyes.
Njësitet relevante të policisë kanë lokalizuar vendin dhe po bëjnë kontrolle të detajuara.
Po ashtu në vendngjarje ka shkuar edhe Skuadra Kundër Bombave.
Duhet theksuar më 17 dhe 18 maj, në Kosovë u raportua se ka pasur alarm për mjete shpërthyese në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në kryeqytet.
Informacioni për mjet shpërthyes në Rektorat ishte pranuar drejtpërdrejt në adresën elektronike të këtij institucioni, ndërsa informacioni për mjet shpërthyes në shkollën “Xhevdet Doda” i kishte ardhur Policisë, e cila i evakuoi menjëherë nxënësit.
Të dy alarmet rezultuan të rreme.
Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se janë duke zhvilluar hetime për të dyja rastet, por deri më tani nuk është bërë ndonjë arrestim.
Lidhur me këto raste, Policia nuk ka treguar nëse kanë arritur t’i identifikojnë adresat prej nga kanë ardhur këto kërcënime.
Ndërkaq, kërcënime të ndryshme për mjete shpërthyese deri më tani ka pasur edhe në Mal të Zi, Serbi, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë.
