Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës
Një alarm për bombë raportohet se është ngritur sot në Aeroportin e Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara”.
Kjo nuk është hera e parë që po alarmohet një gjë e tillë, porse të gjitha alarmet e pretenduara më herët kanë rezultuar të jenë të rrejshme.
