Al Khelaifi e quan idiote idenë e Superligës Evropiane

Presidenti i Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA), Nasser Al Khelaifi, ka rikthyer debatin për Superligën, duke e cilësuar si një ide idiote.

Projekti i Superligës Evropiane është promovuar nga disa klube, me Real Madrid dhe Barcelona në krye, me synimin për të krijuar një turne alternativ ndaj Champions League dhe turneve të tjera evropiane.

“Champions League është kompeticioni më i mirë i klubeve në botë dhe ata po e luajnë atë ashtu siç jemi përballur me njëri-tjetrin në çerekfinale. Besoj se do të ndalet së shpejti sepse nuk ka kuptim të vazhdohet në këtë rrugë. Dera, siç e kam thënë, është gjithmonë e hapur për kthimin e tyre. Për mua Superliga nuk ekziston dhe i thashë Laportës se kur do të ndalojnë me këtë ide idiote”, ka deklaruar Al Khelaifi.

Go to TOP