Al Hilal përgatitet për transferimin e Messit, bëhet e ditur data e zyrtarizimit

Skuadra arabe, Al Hilal është e bindur në transferimin e Lionel Messit.

‘Burime të gazetës spanjolle “SPORT”, bëjnë të ditur se Al-Hillal synon të njoftojë nënshkrimin e Leo Messit të martën e ardhshme, më 6 qershor.

Sipas gazetës Al-Hilal e ka vendosur këtë datë si një “PO” përfundimtare të lojtarit dhe për të aktivizuar të gjithë protokollin e përgatitur në mënyrë që lajmi të ketë një jehonë globale dhe, në të njëjtën kohë, të shërbejë për të filluar shfaqjen e Arabisë Saudite në botë.

Al Hilal raportohet se i ka ofruar Messit një pagë astronomike prej 400 milionë euro në sezon, e cila do ta bënte lojtarin më të paguar në botë, duke e kaluar edhe Cristiano Ronaldon, i cili merr 200 milionë euro te skuadra arabe Al Nassr.

Kujtojmë që tashmë është konfirmuar largimi i Messit nga PSG, dhe sot do të luaj ndeshjen e fundit kundër Clemontit, ndërsa për transferimin e tij janë të interesuara edhe Barcelona dhe Inter Miami.

Go to TOP