Al Hilal deklason Gwangju dhe siguron gjysmëfinalen
Skuadra saudite Al Hilal ka siguruar me lehtësi kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë, pas fitores së thellë 7:0 ndaj ekipit koreano-jugor Gwangju, në ndeshjen e zhvilluar të premten mbrëma në Jeddah.
Në një atmosferë impozante në stadiumin “King Abdullah Sports City”, Al Hilal ka treguar dominim të plotë ndaj një kundërshtari debutues në garat kontinentale. Kjo fitore i afron kampionët e katërfishtë drejt një titulli të pestë historik në Azi, pas fitoreve të mëparshme në vitet 1991, 2000, 2019 dhe 2021.
Brenda tridhjetë e tre minutave Al Hilal e ka vendosur fatin e takimit me tre gola të shpejtë nga Sergej Milinkovic-Savic, Marcos Leonardo dhe Salem Al-Dawsari. Në pjesën e dytë, festës i janë bashkuar edhe Aleksandar Mitrovic, Malcom, Nasser Al-Dawsari dhe Abdullah Al-Hamdan, të cilët e kanë vulosur rezultatin përfundimtar 7:0.
Me këtë triumf, skuadra saudite do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çerekfinales mes Al Ahli dhe Buriram United, që zhvillohet të shtunën.
Ndeshjet gjysmëfinale janë planifikuar të luhen të martën dhe të mërkurën, ndërsa finalja do të zhvillohet më 3 maj.
