Aktakuzat e para për gjykim në mungesë në fillim të 2023-ës
I fundit i arrestuar për krime lufte në Kosovë është Ekrem Bajroviq, i cili prej gjashtë ditësh ndodhet mbrapa qelisë, nën masën e paraburgimit.
Të dyshuarin për krime lufte, Prokuroria Speciale mëton ta lë për gjatë në burg, kur t’i ngritë aktakuzën për vepra që dyshohet se kreu në rajonin e Pejës, Istog.
Krimet e tij do të gjykoheshin edhe nëse Bajroviq nuk do të paraqitej vetë në gjykatore, qysh edhe do të ndodhë brenda pak muajsh me kriminelët tjerë të dyshuar.
Siç tregoi ekskluzivisht për Klan Kosovën, prokurorja speciale për krime lufte, Drita Hajdari, aktakuzat e para për gjykim në mungesë do të dorëzohen qysh në fillim të 2023-ës.
Gjykimi në mungesë që do të nis së aplikuari për herë të parë prej ndryshimit të Kodit Penal në 2019-ën, do të përfshijë edhe një lloj krimi, për të cilin në Kosovë është burgosur veç 1 person.
