Aksioni në Beach Volley rikthehet me ndeshjet e U22 në mesjavë

Më 29/30 qershor, 2022, në “Holiday Resort” të Sllatinës së Madhe, zë vend Kampionati i grupmoshës nën 22-vjeç në Beach Volley.

Federata e Volejbollit të Kosovës njofton se plot 20 ekipe do të marrin pjesë, nga 10 prej secilës konkurrencë.

Nga 18 ndeshje do të zhvillohen në kategorinë e femrave dhe meshkujve, në atë që pritet të jetë një spektakël i vërtetë volejbolli në rërë.

Me fillim nga ora 12:15 bëhet hedhja e shortit, për të vazhduar me fillimin e turneut nga ora 12:35.

FVK u uron ekipeve të përfshira suksese dhe fat në këtë garë. /Kosova.info/

Go to TOP