Aksion pastrimi në veri, largohen mbishkrimet nacionaliste
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar për pastrimin e hapësirave publike në veri të vendit.
Pjesë e rëndësishme e këtij aksioni ka qenë shlyerja e mesazheve dhe figurave nacionaliste propaganduese serbe.
“Disa nga pastrimet e bëra kanë të bëjnë me mesazhe që bëjnë thirrje për cenimin e rendit juridik dhe kushtetues të Republikës sonë siç është thirrja ‘Kad se vojska vrati’ si dhe nga figurat si Ratko Mladiq, që është tashmë edhe i dënuar për gjenocid në luftërat në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Krasniqi në facebook, teksa ka bashkëngjitur një video nga procesi.
Krasniqi ka thënë se nuk do të lejojë mesazhe të tilla që nxisin përçarje dhe mosdurim mes komuniteteve. /Kosova.info/
