Aksion i gjerë policor kundër fajdeve në Gjakovë, arrestohen tre persona

Një aksion i gjerë policor ka nisur mëngjesin e sotëm në rajonin e Gjakovës.
Njësi të shumta policore janë vënë në aksion kundër “fajdeve”.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në Gjakovë, nga ku u tha se tashmë janë arrestuar tre persona të dyshimtë, transmeton lajmi.net.

Po ashtu Policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të dyshimtë.

“Po mund të konfirmojë se në Gjakovë është zhvilluar një aksion kundër fajdeve. Tre persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Janë bastisur shtatë lokacione ”, ka konfirmuar drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta për lajmi.net.

Go to TOP