Aksidentohet ekipi i organizatës për Astronomi të Kosovës, i dëmtohen teleskopët

Ekipi i organizatës “Astronomy Outreach of Kosovo”, përfshirë kryetarin Milaim Rushiti si dhe fotografin Euron Ilazi, është aksidentuar mbrëmë në “Rrugën e Kombit”.

Për pasojë, të dy ata morën lëndime të lehta, por një numër i konsiderueshëm i pajisjeve optike u dëmtuan.

Sipas organizatës, teleskopët që u dëmtuan ishin pjesë thelbësore në përhapjen dhe popullarizimin e shkencës së Astronomisë në Kosovë gjatë viteve të kaluara.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Rruga e Kombit” në Shqipëri.

Sipas organizatës, ata u goditën nga pas nga një mjet “që po lëvizte me shpejtësi të jashtëzakonshme”. 

Go to TOP