Aksidenti tragjik në Shkodër, humb jetën shoferi dhe pasagjerja 16-vjeçare

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur gjatë orëve të para të kësaj të shtune në Shkodër.

Si rezultat i shpejtësisë së lartë në kthesë një mjet tip BMW ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Për pasojë kanë humbur jetën shoferi i mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Mbi sukë”, në rrugën Shkodër-Velipojë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /tvklan/

Go to TOP