Aksidenti në Pejë, humb jetën i lënduari që po trajtohej jashtë shtetit
Një aksident i ndodhur më herët ka marrë përmasa tragjike. Sipas informatave zyrtare, dje ka ndërruar jetë personi i gjinisë mashkullore, i cili ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm jashtë shtetit si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.
Aksidenti kishte ndodhur më 16 korrik.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet janë duke vazhduar.
