Bota

Aksidenti me tren në Iran, lë disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat në pjesën lindore të Iranit, duke lënë të vdekur të paktën 10 persona dhe duke u lënduar 50 të tjerë, disa nga ta në gjendje kritike, bënë të ditur autoritetet lokale.

Televizioni shtetëror iranian gjatë të mërkurës njoftoi se numri i viktimave mund të rritet, megjithëse detajet fillestare në lidhje me aksidentin që përfshinte një tren me rreth 350 pasagjerë ende mbesin të paqarta.

Katër nga shtatë vagonët e trenit dolën nga shinat afër qytetit të Tabas, i cili ndodhet rreth 550 kilometra në juglindje të kryeqytetit iranian Teheranit, thuhet në raportin e lëshuar, transmeton Telegrafi.

Ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e ngjarjes me helikopter dhe autoambulanca, në një zonë të largët ku komunikimi me radio është i dobët.

Disa zyrtarë than se të paktën 16 prej të lënduarve pësuan lëndime serioze, e disa prej tyre u dërguan në spitalet e zonës. 

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort