Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, tre të lënduar

Pasditen e së martës një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Stapanicë të Klinës

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar për Telegrafin se tre persona kanë pësuar lëndime nga ky aksident por që nuk janë në rrezik për jetën.

“Rreth orës 17:45, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, në segmentin në fshatin Stapanicë të Klinës. Në aksident janë përfshirë dy vetura”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe ambulanca.

“Të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, ka deklaruar Gashi.

Go to TOP