Aksident trafiku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë
Një aksident trafiku është raportuar sonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet për bartjen e mbeturinave i kompanisë “Pastrimi” dhe një automjet taksi.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në aksident ka pasur persona të lënduar, por gjendja e tyre dhe rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
