Aksident në Veternik, bllokohet rruga

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit në dalje të Prishtinës.

Aksidenti ka ndodhur në Veternik, afër rrethrrotullimit në hyrje të autostradës Prishtinë-Pejë.

Në foto shihet edhe një veturë e aksidentuar në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka bërë që rruga të bllokohet për më shumë se gjysmë ore, duke shkaktuar kolona të gjata të automjeteve.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka të lënduar. 

Go to TOP