Aksident në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, shtatë persona të lënduar

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë katër vetura dhe një autobus, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin për RTKlive.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona,” ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.


Go to TOP