Aksident në Novosellë të Pejës, 1 i vdekur edhe 3 të lënduar

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.ksident në Novosellë të Pejës, 1 i vdekur edhe 3 të lënduar.
Gashi tha se fillimisht ishin raportuar katër të lënduar derisa pas ekzaminimeve të tjera në vendin e ngjarjes është hasur edhe në një person pa shenja jete.

“Informatat zyrtare fillestare ishin për katër të lënduar. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes u vërejtur edhe një person në veturë shenja jete”, tha Gashi.

Ai theksoi se të lënduarit e tjerë janë dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Pejës e më pas edhe në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Klankosova.tv mëson se në vendin e ngjarjes ka dal edhe Inspektorati i Policisë pasi që në aksident është i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Derisa më herët Klankosova.tv ka raportuar se në aksident ishin të lënduar tre persona.

Go to TOP