Aksident në një teleferik në Turqi, një i vdekur e 10 të lënduar

Një person ka humbur jetën, 10 janë lënduar e më shumë se 100 kanë mbetur të ngujuar kur një kabinë e një teleferiku në Turqi është përplasur me një shtyllë të thyer të vetë teleferikut derisa udhëtarët që ndodheshin në kabinën e aksidentuar kanë rënë nga ajo.

Ngjarja ka ndodhur të premten në Antalya në jug të Turqisë. Ministria turke e Drejtësisë ka thënë se kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje.

Sipas Agjencisë turke për fatkeqësi dhe emergjenca, gjithsejtë 128 udhëtarë nga 16 kabina janë shpëtuar, por që edhe 43 kanë mbetur të bllokuar deri mëngjesin e së shtunës.

Teleferiku mbart turistët nga plazhi Konyaalti për në restorantin dhe platformën për shikim apo vëzhgim në majë të majës së quajtur Tunektepe që ndodhet 618 metra mbi nivelin e detit.

Sipas informatave nga kompania që udhëheq me teleferikun, ai gjithsejtë përbëhet nga 36 kabina ndërsa secila prej tyre ka kapacitet për 6 persona.

Go to TOP