Aksident në Kroaci, përmbyset një kamion me targa të Maqedonisë

Një kamion me platformë për transportin e mjeteve të tjera është përmbysur në kilometrin e 130-të në anën jugore të autostradës A3 Bregana-Lipovac, raportojnë mediat në rajon. 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05 kur automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur dhe disa vetura të transportuara nga kamioni kanë rënë nga platforma. 

Komunikacioni në autostradë është i mbyllur në drejtimin lindor dhe është devijuar përmes nyjës Novska deri te nyja Okuçani. Drejtuesi i kamionit ka mbetur i lënduar dhe po hetohet nga policia, raportojnë mediat. 

Sipas dëshmitarëve okularë, shoferi ishte në vetëdije. 

Go to TOP