Aksident mes tri veturave në Skënderaj, lëndohen dy persona
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në Skënderaj.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për RTKlive se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta”.
“Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë ai.
