Aksident mes dy veturave në Drenas, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Poklek të Drenasit.

Rastin për RTK-në e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, dhe se në të kanë qenë të përfshiera dy vetura.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.


Go to TOP