Aksident mes dy veturash në Pejë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar, pas aksidentit mes dy veturave në Pejë.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:30 minuta ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, ku si pasojë lëndime ka pësuar një person. Lëndimet nuk janë serioze, teksa viktima ka pranuar tretman mjekësor”, tha Gashi.


Go to TOP