Aksident me tre të lënduar në rrugën Mitrovicë-Jarinje

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Jarinje, ku janë përfshirë dy vetura.

Policia ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Është raportuar se në rrugën dhe vendin lartcekur ka ndodhë aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore, me drejtues mashkull dhe femër kosovar”.

“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e njërës nga veturat dhe dy pasagjerë të veturës tjetër të gjithë kosovar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hetuar rastin”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Go to TOP