Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 30-vjeçar

Një person i moshës 30-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Mitrovicë të Jugut.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu.

“Rreth orës 22:20, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sjellë një i aksidentuar 30-vjeçar, pa shenja jete. Përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, fatkeqësisht ekipi mjekësor ka konsistuar vdekjen e të aksidentuarit”- tha Fazliu.


Go to TOP