Aksident i rëndë në Vranidoll, humb jetën motoçiklisti
Sot rreth orës 07:00, është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale në rrugën Podujevë–Prishtinë.
Lajmin për Kosova.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë.
“Si pasojë e plagëve të marra, ngasësi i saj nuk ka arritur të mbijetojë.Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë ajo.
Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rajonal, i cili po zhvillon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
