Kronika e zezë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” – kamioni ndahet në dysh dhe del në anën tjetër të rrugës

Në orët e pasdites, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka ndodhur një aksident i rëndë.

Sipas disa fotografive, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihet një kamion i cili ka dalë krejtësisht në korsinë tjetër të rrugës dhe është ndarë në dysh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet e policisë dhe po merren me rastin.

Si pasojë e aksidentit, është krijuar kolonë automjetesh.

Ndërkaq, përveç dëmeve materiale, nuk dihet zyrtarisht nëse ka të lënduar.