Aksident i frikshëm/ Përmbyset autobusi plot me pasagjerë, raportohet për 10 të vdekur

Të paktën 10 alipinistë humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur, pasi minibusi me të cilin ata po udhëtonin u përmbys në rrugë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në provincën e Azerbajxhanit Lindor, teksa alpinistët ishin nisur drejt Azerbajxhanit.

Minibusi ishte nisur nga Tabriz, qyteti më i madh në veriperëndim të Iranit, në një lartësi prej 1351 metrash, drejt një prej fshatrave turistikë të Warzghan që ndodhet rreth 60 kilometra larg, kur u përmbys në rrugë.

Ekipet e shpëtimit shkuan me urgjencë në vendngjarje, duke bërë të mundur nxjerrjen e të mbijetuarve nga mjeti, te cilët më pas u dërguan në spitalin më të afërt për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.  Ende nuk dihet arsyeja e aksidentit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Go to TOP