Akreditohet grupi i katërt i vëzhguesve, mijëra nga subjektet politike

Mbi 18 mijë vëzhgues ka akredituar Komisioni Qendror i zgjedhjeve në grupin e katërt të të akredituarve për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme të 29 dhjetorit.

Numri më i madh i vëzhguesve të akredituar janë të subjekteve politike.

Më së shumti vëzhgues të akredituar në këtë grup ka Partia Demokratike e Kosovës, gjithsejtë  4 mijë e 411 duke pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 4 mijë e 296 vëzhgues. E treta për nga numri i vëzhguesve të akredituar sot është Lidhja Demokratike e Kosovës me 3 mijë e 636, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i ketë 2 mijë e 969 vëzhgues, kurse Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 28 dhjetorit do t’i ketë të angazhuar 185 vëzhgues të cilët i akreditoi sot KQZ-ja, në grupin e katërt të akreditimeve që ka bërë ky institucion.

Përveç vëzhguesve të partive politike, që janë pjesëmarrës në garën e parakohshme zgjedhore, KQZ-ja akreditoi edhe vëzhgues nga organizata ndërkombëtare si dhe media vendore e ndërkombëtare.

Si organizatë vëzhguese, KQZ-ja ka akredituar edhe zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë me tre vëzhgues.

Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka akredituar edhe 852 vëzhgues të tjerë, të cilët përfaqësojnë, organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike. Numri i përgjithshëm i akredituar deri më tani nga KQZ-ja është 19 mijë e 085.

Sipas KQZ-së, 17 mijë e 614 vëzhgues janë nga subjektet politike, nga institucione shtetërore janë akredituar 66 vëzhgues, 764 vëzhgues nga Organizata vendore ndërsa 121 vëzhgues  nga organizata ndërkombëtare.

Deri tash KQZ-ja ka akredituar 13 vëzhgues nga përfaqësitë diplomatike, 443 vëzhgues nga media vendore e 64 të tjerë nga media ndërkombëtare.

Gjithashtu, KQZ miratoi planin e konferencave për ditën e zgjedhjeve në përfaqësitë diplomatike që do të mbahen me 27 dhjetor 2025 e për 28 dhjetorin kur zgjedhjet do të mbahen në gjithë territorin e Kosovës.

Më 27 dhjetor për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike, KQZ do të mbajë 3 konferenca, ndërkohë më 28 dhjetor do të jenë 5 konferenca e para në ora 08:00 dhe e fundit kur të dalin me publikimin e rezultateve të përmbledhura, dhe [ër orën kanë thënë se do të njoftojnë me kohë.

Go to TOP