AKB: Heqja e masave nga BE, korrigjim i vonuar – përgjegjësi për institucionet vendore

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) e ka cilësuar heqjen e masave nga Bashkimi Evropian si një korrigjim të vonuar të një padrejtësie që i është bërë ekonomisë së Kosovës.

Megjithatë, nga AKB theksojnë se vendosja e këtyre masave përbën një dështim të qartë të institucioneve vendore dhe të qasjes politike, e cila – sipas tyre – për interesa të ngushta ka rrezikuar ekonominë, bizneset dhe partneritetin me Bashkimin Evropian.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka kërkuar llogaridhënie të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar nevojën për ndryshim të kursit politik. “Ekonomia e Kosovës nuk duhet të jetë më viktimë e vendimeve të papërgjegjshme”, ka deklaruar Shahini. AKB apelon që në të ardhmen të shmangen vendime që dëmtojnë stabilitetin ekonomik dhe raportet me partnerët ndërkombëtarë, duke kërkuar një qasje më të përgjegjshme dhe bashkëpunuese në raport me Bashkimin Evropian./Kosova.info/

Go to TOP