Ajaxi i kërkon Unitedit të paguajë 125 milionë euro për dyshen Antony-Martinez
Manchester Unitedi do të duhet të paguajë tarifë të kombinuar transferimi prej 125 milionë euro nëse dëshiron të nënshkruajnë me dy yje të Ajaxit.
Djajtë e Kuq janë jashtëzakonisht të etur për të nënshkruar me qendërmbrojtësin Lisandro Martinez dhe sulmuesin anësor Antony nga klubi holandez.
Të dy lojtarët luajtën nën drejtimin e trajnerit aktual të Unitedit, Erik ten Hag në Ajax sezonin e kaluar dhe pëlqehen shumë nga menaxheri i ri i Djajve të Kuq.
Sipas mediumi Daily Record, Ajax dëshiron një shumë të kombinuar për të dy lojtarët, nëse United do të përfundojë marrëveshjet.
Klubi i madh holandez kërkon plot 125 milionë euro për të lënë të lirë dy yjet e tij.
Braziliani Antony vlerësohet me një çmim shumë më të lartë se mbrojtësi argjentinas Martinez.
Ky i fundit kërkohet edhe nga Arsenali, por mendohet se preferon kalimin te Unitedi.