Agron Kuka zgjidhet anëtar i Bordit të EJU, një tjetër sukses për xhudon kosovare
Në Kongresin e EJU (Federata Evropiane e Xhudos) që u mbajt sot në Budapest, u zgjodh Presidenti i ri dhe Bordi drejtues për mandatin 2024-2028. Agron Kuka fitoi besimin për të qenë pjesë e Bordit, duke sjellë një tjetër vlerësim për Federatën e Xhudos të Kosovës.
Ky është një tjetër triumf për sportin që këtë vit ka fituar medalje në Kampionatin Evropian, Botëror dhe dy medalje në Lojërat Olimpike në Paris, duke konfirmuar fuqinë e xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare. /Kosova.info/
