AGK dënon sulmin ndaj dy gazetarëve në veri, kërkon siguri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dënuar sulmin ndaj gazetarëve të Kallxo.com, në veri të Kosovës dhe ka kërkuar siguri për gazetarët

Në një njoftim për media, AGK ka thënë se është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës.
Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike.

AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit.

Go to TOP