Agjendi i Salman Rushdie flet për gjendjen e shkrimtarit pasi u ther me thikë dje

Agjenti i Salman Rushdie thotë se autori i famshëm mbetet i shtruar në spital dhe i plagosur rëndë nga goditja me thikë në New York.

Andreë Wylie, agjenti i Rushdie, i tha New York Times në një email të premten në mbrëmje se autori “me gjasë do të humbasë njërin sy; nervat në krahun e tij ishin prerë; dhe mëlçia e tij ishte goditur me thikë dhe dëmtuar…”.

Deklarata e tij vjen pas policia e New Yorkut ka identifikuar të dyshuarin si Hadi Matar dhe vazhdon hetimet për sulmin.

Rushdie u sulmua me thikë derisa ishte në skenë në Institutin Chautauqua – ngjarje të cilën e kishte pasë të planifikuar.

Policia e Shtetit tha se Matar, 24 vjeç, nga Fairview, New Jersey, doli me shpejtësi në skenë dhe goditi me thikë Rushdie, 75 vjeç, i cili thuhet se ka plagë nga thika në qafë dhe gjoks.

Publiku dhe stafi i institucionit ndihmuan që të ndalin Matarin, i cili kishte blerë një biletë për fjalimin dhe u arrestua nga një efektiv shtetëror, i cili e kishte për detyrë të mbante sigurinë, tha Policia e Shtetit. Rushdie u transportua me helikopter në një spital aty pranë.

Go to TOP