Agjencia e OKB-së nuk raporton për rritje të rrezatimit në Iran

Agjencia e OKB-së për Energji Bërthamore tha se nuk ka vërejtur rritjen e niveleve të rrezatimit në objektet kryesore bërthamore të Iranit, pas sulmeve amerikane.

“Pas sulmeve në tre objektet bërthamore në Iran… Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore mund të konfirmojë se deri më tani nuk është raportuar që në këtë objekte ka rritje të rrezatimit”, tha kjo agjenci përmes një postimi në X.


Go to TOP