Agim Veliu mohon se ndihmoi fitoren e Bulliqit në Podujevë: Përgjegjësia është e Abdixhikut dhe kandidatit të tij

Në “Debat Plus” është duke u diskutuar për mundësinë e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare.

Ndër të tjera është debatuar edhe për humbjen e LDK-së në Podujevë.

Analisti Dardan Gashi ka thënë se fitoren e LVV-së në Podujevë e ka ndihmuar Agim Veliu.

Mirëpo deputeti i LDK-së në një lidhje direkte telefonike ka mohuar një gjë të tillë.

“Këto që po fliten se unë e kam ndihmuar Shpejtim Bulliqin janë totalisht të pavërteta. Jo që nuk i kam ndihmuar por as mendja nuk më ka shkuar. Ju i dini raportet e mia me LVV-në”, tha ai.

Veliu thotë se për humbjen në Podujevë duhet të pyetet lidershipi i LDK-së.

“Unë kam qenë i larguar nga procesi zgjedhor në Podujevë. Përgjegjësia për humbjen e lidershipit të LDK-së dhe kandidatit të lidershipit të LDK-së”.

Veliu thotë se dega e LDK-së në Podujevë nuk është legjitime që nga momenti kur ishte nominuar Ekrem Hyseni si kandidat për Podujevën

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP