Adriatik Maloku dhe Taibe Ruli kampion të Kosoves në pingpong për U17

Në sallën e pingpongut të Pallatit të Rinisë në Prishtinë u organizua kampionati individual i Kosovës në pingpong për U17, në të cilën morën pjesë mbi 100 pingpongistë djem e vajza.

Të shtunën u organizuan garat e çifteve ndërsa të dielën garat në kategorinë individuale.

Gjatë dy ditëve kishte mjaft ndeshje interesante, e befasi, në fund më të mirët triumfuan.

Përderisa tek femrat në të gjitha kategoritë dominoj Taibe Ruli e cila fitoj 3 titujt e mundshëm, tek meshkujt në të 3 kategoritë ishin kampion të ndryshëm.

Rezultatet:

Çifte të përziera

1.      Arti Karabaxhaku / Taibe Ruli

2.      Olti Behluli / Ajola Behluli

3.      Amant Sejdiu / Maxhire Sojeva

3.      Enes Domaniku / Anisa Domaniku

Çifte femra

1.      Anisa Domaniku / Taibe Ruli

2.      Ajola Behluli / Jona Hashani

3.      Erina Emini / Loresa Shabani

3.      Maxhire Sojeva / Sara Hoxha

Çifte meshkuj

1.      Ibrahim Maloku / Ylber Beka

2.      Arti Karabaxhaku / Enes Domaniku

3.      Akil Mahmuti / Ron Kolloni

3.      Eris Prokupla / Gent Bardiqi

Individuale Femra

1.      Taibe Ruli

2.      Ajola Behluli

3.      Jona Hashani

3.      Maxhire Sojeva

Individuale Meshkuj

1.      Adriatik Maloku

2.      Arti Karabaxhaku

3.      Akil Mahmuti

3.      Ron Kolloni

Aktivitetet e ardhshme 

me 6 prill është paraparë organizimi i seminarit për gjyqtar

me 7 prill është paraparë organizimi i kampionatit individual për U11 dhe U15, i fundit për kategoritë e reja. /Kosova.info/

Go to TOP