Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend pas operacionit, pritet me duartrokitje nga deputetët

Deputetja Adriana Matoshi është rikthyer sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit pas ndërhyrjes kirurgjike që ka pasur.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje Matoshit në seancë.

“Kësaj séance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, deputetja Adriana Matoshi që sapo arriti. Ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë jo vetëm se vet është e fuqishme por edhe se çdo minutë kemi qenë më ty. Të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, ka thënë Konjufca.

Go to TOP