Abuzimi me fondet e BE-së, arrestohet Gazmend Haxhia

Është arrestuar ditën e sotme në Rinas Gazmend Haxhia, pronari i ‘Landways International’, i cili ishte pjesë e urdhër-arresteve që u lëshuan edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn, lidhur me abuzimin me fondet e donatoreve te huaj.

Sipas burimeve për Euronews Albania, ai është ndaluar në aeroportin e Rinasit sapo ka zbritur nga avioni.

Kujtojmë se ndaj Haxhias është caktuar nga GJKKO masa ‘arrest në shtëpi’.

Disa ditë më parë në pranga ra edhe vetë Beqaj, të cilin Prokuroria e Posaçme e akuzon për ‘korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror’, ‘mosdeklarim dhe fshehja e pasurisë’, ‘mashtrim dhe Shkelje e barazisë në tendera’.

Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij po hetohen për korrupsion me fondet e BE-së në agjencinë që drejtohej prej ish-ministrit, SASPAC.

Go to TOP