Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv ilibrit të nxënësit, i qasshëm për të gjithë
Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para!
Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librittë parë shkollor të çdo fëmije, është e qasshme për tëgjithë.
Kjo abetare inovative flet, këndon dhe mëson përmeslojës, duke e shndërruar procesin e mësimit tëshkronjave në një përvojë të gjallë, të këndshme dhemotivuese.
Abetarja digjitale është krijuar si version bashkëkohor iLibrit të nxënësit, duke iu përgjigjur kërkesave dhemetodologjive moderne të mësimdhënies. Përmes sajsynohet të ndihmohen fëmijët, prindërit dhe mësuesitqë procesi i të mësuarit të jetë më i lehtë, më interaktivdhe më afër teknologjisë që fëmijët e sotëm përdorinçdo ditë.
Çdo tekst i përfshirë ka vlerë edukative, saktësishkencore dhe është në përputhje me moshën, mundësitë njohëse dhe interesat e nxënësve.
Abetarja në versionin digjital u mundëson nxënësveqë, përmes interaktivitetit, t’i shikojnë videot që lidhenme njësitë mësimore për secilën fonemë, t’i zgjidhindetyrat e dhëna dhe të marrin përgjigje automatike përsaktësinë e tyre.
Aplikacioni i Abetares digjitale është i qasshëm në tëgjitha platformat kryesore: iOS, Android, WindoWs dhemacOS. Thjesht zgjidhni pajisjen që përdorni, bënidownload dhe aventura e mësimit fillon menjëherë.
Shkarkoni këtu: https://www.abetare.app/
Ju rikujtojmë se “Abetarja” vjen si rezultat ibashkëpunimit të dy ministrive të arsimit, të Kosovësdhe asaj të Shqipërisë, si dhe dy shtëpive botuese“Dukagjini” dhe “Pegi”.
