Abdixhiku: Urime Presidentit Trump – Kosova mbetet e lidhur përjetësisht me ShBA-në

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shprehur urimet e tij për Presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, duke theksuar rëndësinë e lidhjes së veçantë të Kosovës me ShBA-në si një aleat strategjik i së shkuarës dhe të ardhmes.

Ai theksoi se rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është një interes jetik kombëtar, duke theksuar se pa mbështetjen amerikane, konsolidimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës do të ishte i pamundur.

Abdixhiku premtoi që në qeverinë e ardhshme do të punojë për të rikuperuar dhe ruajtur marrëdhëniet e ngushta me ShBA-në. /Kosova.info/


Go to TOP