Abdixhiku prezanton nesër agjendën 15-pikëshe të Qeverisë së Unitetit Kombëtar

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë nesër, të enjten më 12 qershor, një konferencë për media, ku kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të shpalosë agjendën 15-pikëshe të Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Konferenca do të zhvillohet në orën 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së, në sallën e konferencave.

Kjo paraqitje publike pritet të shënojë një moment kyç në ofertën politike të LDK-së duke artikuluar vizionin dhe prioritetet e saj për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe unitare në funksion të konsolidimit institucional dhe zhvillimit të vendit.

LDK fton të gjitha mediat që të marrin pjesë në këtë konferencë për të ndjekur nga afër prezantimin e agjendës. /Kosova.info/


Go to TOP