Abdixhiku pret në takim Von Cramonin, flasin për temat aktuale politike në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Siç thuhet në njoftimin e LDK-së, në takim është diskutuar për temat aktuale politike në vend.

“Në këtë takim u diskutua rreth temave aktuale politike në vend si dhe qëndrimeve të LDK-së karshi këtyre ngjarjeve”, thuhet në njoftim.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i kanë dhënë Kosovës, në veçanti gjatë procesit të liberalizimit të vizave, si një hap i vonuar për popullin e Kosovës.

Abdixhiku falënderoi Von Cramonin për avokimin e saj në procesin e liberalizimit gjatë gjithë kohës.

Go to TOP