Drita transferon Manajn

Arb Manaj ka lënë Ballkanin dhe i është bashkuar Dritës së Gjilanit. Njoftimi ka ardhur nga skudra e drejtuar prej trajnerit Zekerija Ramadani.

“Ju njoftojmë që klubi jonë FC DRITA ka arritur marrëveshje me sulmuesin e njohur Arb Manaj.

Marrëveshja është arritur sot, ku në ambientet e klubit lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje në familjen bardhë e kaltërt.

Manaj edhe më parë ka qenë pjesë e superligës së Kosovës ku u dallua me ekipin e KF Trepqa 89, për të vazhduar më pas edhe në kampionatin turk dhe atë kroat.

Manaj do të jetë një forcë shtesë e klubit në repartin ofanziv.

Mirë se vjen AB”, ka shkruar klubi gjilanas. 

Manaj pos te Ballkani më herët ka qenë edhe pjesë e futbollit kroat e turk. 

Go to TOP